Aleanca Kosova e Re dega në Mitrovicë pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sot pritet të zyrtarizojë një tjetër koalicion.
AKR sot në orën 17:00 do të nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dega në Mitrovicë.
Siç merr vesh Telegrafi, sipas marrëveshjes, pozita e nënkryetarit dhe dy drejtorëve, të Arsimit dhe të Shëndetësisë do t’i takojnë VV-së.