0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AKR jep qëndrimin e saj për votimin e presidentit të ri

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AKR-LDK në zgjedhjet e fundit dhe njëkohësisht këshilltari i kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli — Jetlir Zyberaj, ka dhënë qëndrimin e AKR’së për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Zyberaj tha se për këtë çështje nuk i ka kontaktuar askush. Kujtojmë se AKR’ja ka deputet në Kuvend vetëm Behgjet Pacollin.

“Për këtë punë askush nuk ka na kontaktuar që të bisedojmë për këtë çështje, besoj se i kanë numrat”, ka thënë Zyberaj për Pressing.

Për zgjedhjen e presidentit është e domosdoshme që në sallë të qëndrojnë 80 deputetë për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me 61 vota pro në raundin e tretë.

 

LDK’ja sot gjatë ditës ka marrë qëndrim lidhur me këtë çështje dhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kryesia ka vendosur të qëndrojnë në sallë. Tutje, Abdixhiku ka ftuar deputetët e partisë të qëndrojnë në sallë.

Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing tha se të paktën tre deputetë të LDK’së janë të “revoltuar” lidhur me këtë vendim.

Bëhet fjalë për Agim Veliu, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn. E me deputetin Behgjet Pacolli bëhen katër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img