1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AKR demaskon keq Vetëvendosjen: Na kërkuan para për sondazhin

Aleanca Kosova e Re ka reaguar ndaj sondazheve të publikuara sot në media.

“Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare”, thuhet në njoftimin e AKR-së për media.

“Përkundër ofertave për të paguar këtë sondazh, AKR nuk ka pranuar të jetë pjesë e tendencave për dezinformimin e opinionit publik”.

“Gjithashtu këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi”.

“Dy blloqet politike në vend, pozita dhe opozita, po e mbajnë peng Kosovën me dy probleme zgjidhjen e të cilave AKR e ka prezantuar dy vite më parë, duke kërkuar fuqishëm që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të trajtohet në një gjykatë arbitrazhi dhe që lidhjet ose bashkësitë e Komunave cilat do qofshin ato, të bëhen konform rendit juridik në Kosovë, pa krijuar një nivel të mesëm të qeverisjes dhe pa dhënë mundësinë e delegimit të ndonjë kompetence ekzekutive, ndonjë bashkësie të re që mund të themelohet”.

“Është jashtë çdo logjike dhe realiteti politik në vend, që mbi 80% e votuesve të Kosovës të pajtohen me izolimin, varfërinë, korrupsionin, anarkinë dhe shkatërrimin e shtetit të ndërtuar mbi djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img