-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AKP tregohet qesharake, u ndanë nga 2 mijë euro punëtorëve të Rilindjes, ishte parashikuar 20 mijë!

Shifër qesharake u është ndarë punëtorëve të gazetës “Rilindja” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Nga 20 mijë euro sa ishte paraparë të kompensoheshin, të njëjtit, kanë marrë nga 2000 deri në 3000 euro.

Zeqir Bekolli, drejtor i gazetës Rilindja, ka konfirmuar për “Indeksonline” se punëtorët e mediumit që “dridhi ish-Jugosllavinë”, kanë marrë mjetet e para të stazhit të punës, 20 përqindëshi.
Sipas Bekollit, nga ky 20% mund të llogaritet një shifër prej 3 milionë euro kompensim.

“Na kanë dëmtuar shumë. U dashtë të merren diku 20 mijë euro, tani i kemi marrë 2000 deri 3000.  113 nga gazeta “Rilindja” . Në këtë vlerë i kanë futur edhe punëtorët e Shitjes dhe të Shtypshkronjës duke e rritur shifrën në 700 edhe pse këto ndërmarrje janë privatizuar më herët .

Sidomos, ka vërejtje te punëtorët e  Shitjes që po flitet dyshohet se kanë futur njerëz që kanë qenë me kontrata afat shkurtra”, tha ai.

Më tej, Bekolli shtoi se karakteristikat tjetër është se Qeveria i ka derdhur 3.3 milionë euro për Rilindjen. Në vendim të AKP-së për shpërndarjen theksohen mbi 2.2 milion euro.

“1.8 milionë tani në fazën e parë  janë shpërnda.

Afro 70 ankesa janë në Gjykatë dhe shkaku kësaj ndalen 20% të mjeteve”, tha ai.

Më tej, drejtori i Rilindjes potencoi se kanë edhe një  problem me truallin 5.5 hektarë, që i ka kompleksi i Rilindjes.

“Kemi hulumtuar në atë drejtim, në Kadastrën e Prishtinës na kanë njoftuar se trualli është ndarë në 3 pjesë: Një pjesë ish-drithnikut, një komunës së Prishtinës dhe një pjesë Qeverisë.

Neve na intereson edhe 20% i truallit. Jemi të diskriminuar sepse më së më herët  është folur për  20 mijë euro” për një punëtor,  u shpreh ai./Indeksonline/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img