4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

AKP-së nuk i mjaftojnë tre vjet për shitjen e 1700 aseteve [video]

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk e ka ndërmend më të shesë toka, të cilat në valët e mëhershme të privatizimit janë shitur sa për sy e faqe.

Menaxhmenti i kësaj agjencie, i kompletuar pak kohë më parë, po pret që për fatin e tokave të merret një vendim i përbashkët me qeverinë, që të njëjtat t’ua lënë në dispozicion investitorëve, raporton KTV.
Në intervistën e parë, drejtori i kësaj agjencie, Ekrem Hajdari, ka thënë se i kanë marrë masat që kjo agjenci të kthehet në gjendje normale të punës. Ai ka bërë të ditur se kësaj agjencie i kanë mbetur nën menaxhim 1700 asete, porse afati trevjeçar për shitjen e tyre duket paksa i pamundur.
Sa u përket ndërmarrjeve të privatizuara me spin off special, duke u fokusuar te Grandi, ai ka thënë se hoteli do të shitet nëpërmjet procesit të likuidimit, por se aktivitetit nuk do të lejohet t’i ndërrohet destinimi.
Në lidhje me Trepçën, ai ka thënë se janë në pritje të përzgjedhjes së kompanisë që do të merret me studimin e fizibilitetit, ndërkaq pret që deri në fund të vitit të gjendet një zgjidhje përfundimtare për të ardhmen e gjigantit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img