4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

AKP në nguti për Trepçën, do të paguajë 600 mijë euro për studimin e ndërmarrjes

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të kërkojë nga konsorciumi fitues, i cili do të kryejë studimin e fizibilitetit për Trepçën, që të ngutet me punën e tij. Duhet ta kryejë para 1 nëntorit kur ligji për Trepçën të jetë publikuar në gazetën zyrtare.

Për shkak të problemeve me procedura të prokurimit, studimi i fizibilitetit për Trepçën ka nisur me vonesë dhe nëse ndryshimet e nevojshme ligjore nuk bëhen deri para datës 1 nëntor, ndërmarrja gjigante mund të shkoj në likudim.
Mirëpo, kryesuesi i bordit të AKP-së, Petrit Gashi shpreson se kjo nuk do të ndodhë duke thënë se do të kërkojë nga konsorciumi fitues që do të kryejë studimin e fizibilitetit që të ndërmarr hapa më të shpejtë.
“Shpresojmë se nuk do të vijmë në një situatë të tillë. Tash, me siguri që ne duhemi të ulemi dhe të rishikojmë me kontraktorin dhe të kemi një kohë të pranueshme që kontraktori të realizojë një punë të kualitetit të lartë që na duhet për Trepçën për këtë studim”, tha Gashi në një intervistë në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të transmetuar në KTV.
Gashi tha se në fillim studimi është konceptuar që të përfundojë brenda katër muajve dhe konsorciumi fitues është “HPC dhe Ernst & Young” dhe vlera e kontratës është 598,920 euro.
Kontrata ishte paraparë që të nënshkruhej në fund të muajit korrik por për shkak të një ankese të një kompanie në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), procedurat ishin shtyrë.
OSHP-ja ka dhënë dritën e gjelbër dhe kontrata me konsorciumin fitues pritet të nënshkruhet së shpejti.
Gashi tha se studimi i fizibilitetit për Trepçën parasheh edhe strukturën pronësore të saj përveç të ekzaminimit të gjendjes aktuale, implikimeve të tregut, aspekteve teknologjike dhe burimeve njerëzore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img