Site icon PrishtinaPress

AKP keqmenaxhon me pronën e Grand Hotel Prishtina të lëshuar me qira

Agjencia Kosovare e Privatizimit më 8 qershor 2015 kishte dhënë me qira një hapësirë afariste për restorant, pronë e Ndërrmarrjes Shqoqrore Grand Hotel.

Sipërfaqja e saj ishte 377m2 me çmim mujor prej 3 mijë e 835 euro.

AKP dhe qiramarrësi më 3 gusht të 2015, kanë nënshkruar edhe një shtojcë për marrjen me qira edhe të sipërfaqes 25m2 me qira mujore prej 254 euro apo 10.17 euro për m2.

Kontrata për këtë lokal ishte vazhduar ndër vite me kushte të njëjta deri në vitin 2022, ka gjetura Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Mirëpo, më 20 prill të vitit 2022 AKP në bazë të raportit final të matjeve gjeodozike kishte bërë kërkesë që të bëhej ndryshimi i kushteve kontraktuale.

Prandaj me aprovimin e Bordit Drejtues, më 28.06.2022 ishte bërë plotësim ndryshimi i kontratës së qirasë me ç’rast ishte kontraktuar sipërfaqja prej 505.64m2 me çmim mujor 4 mijë e 623 euro.

“Nëse i referohemi çmimit të kontratës bazë (2015) çmimi qirasë ishte 10.17 euro për m2 ndërsa çmimi qirasë në kontratën e datës 01.08.2022 është 9.14 euro për m2 (4,623€/505.64m2). Pra, nëse krahasojmë sipërfaqet e kontraktuara në vitin 2015 (402m2) me ato të kontraktuara në vitin 2022 (505.6m2) shihet se kemi një ndryshim të hapësirave të cilat janë shfrytëzuar nga qiramarrësi”, thuhet në gjetjen e Zyrës së Auditorit të Shtetit, në raportin e publikuar sot.

“Prandaj, AKP po të kishte përfshirë sipërfaqen e shfrytëzuar për 103.6m2 do të realizonte të hyra prej 1,036 euro për muaj apo 80,808 euro për 78 muaj”.

Exit mobile version