4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

AKP ka tenderuar për shitje prona atraktive në disa rajone të Kosovës

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur sot Shitjen e Aseteve në Likuidim SHAL 63. Me këtë rast ka nxjerr në shitje prona atraktive në tërë territorin e vendit. Në këtë valë janë përfshirë 37 asete mjaft tërheqëse në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës.

Nga ndërmarrjet e regjionit të Gjilanit është numri më i madh i aseteve atraktive, përkatësisht 8 asete nga te cilat 6 parcela toke të ish kombinatit Tefik Çanga dhe 2 lokale të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore. Në regjionin e Mitrovicës AKP ofron 6 asete , respektivisht lokale dhe depo . Ndërkaq në regjionin e Pejës në këtë shitje janë përfshirë 6 asete po ashtu tërheqëse, parcela toke me sipërfaqe të ndryshme, lokale depo dhe ndërtesa administrative.

Në regjionin e Prishtinës, AKP ka nxjerrë në shitje 9 asete lokale zyre më sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi. Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Në regjionin e Prizrenit , AKP ka nxjerrë në shitje 8 asete kryesisht lokale, Lokal dhe tokë me sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi.

Shpallja publike për këto asete është bërë me 28 shtator 2023. Ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 18.10.2023. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.63 duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 18.10.2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img