Site icon PrishtinaPress

AKP edhe formalisht nominoi Erdoganin si kandidat për President

Partia në pushtet në Turqi, AKP, edhe formalisht nominoi presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan, për kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat në Turqi pritet të zhvillohen më 24 qershor.

Gjithashtu pritet që katër partitë opozitare do të kumtojnë gjatë fundjavës se do të bashkojnë forcat kundër AKP-së në zgjedhjet parlamentare, shkruan rtv21.tv

Partia më e madhe opozitare, Partia Popullore Republikane, ka arritur marrëveshje me Partinë e Zotit, me partinë islamike, Sadet dhe me Partinë Demokratike, marrëveshje kjo e cila do t’iu mundësoi partive më të vogla që të hyjnë në Parlament, pasi që për këtë nevojitet që ato në zgjedhje të tubojnë së paku 10 për qind të votave.

Exit mobile version