4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

AKMRrSB-ja lë Institutin pa licencë, licencon klinikat private

Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore nuk ka arritur ta licencojë Institutin e Mjekësisë së Punës në Obiliq edhe pse, duke u bazuar në raportet e këtij të fundit, Ministria e Shëndetësisë licencon institucionet private shëndetësore. Po ashtu ky Institut bën matjen e shkallës së rrezatimit për punonjësit e SHSKUK-së

Ndonëse Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi apo ndonjë institucion tjetër qeveritar nuk ka arritur të bëjë akreditimin apo ta licencojë Institutin e Mjekësisë së Punës në Obiliq, mbi raportet që lëshohen nga ky Institut jepen licencat për të gjitha institucionet private shëndetësore që punojnë me rrezatim, shkruan  “Zëri”.

Ky Institut tash e disa vite funksionon si shoqëri aksionare, gjithashtu bën mbikëqyrjen e dozimetrave përmes të cilëve nxjerr raporte për shkallën e rrezatimit që i nënshtrohen punëtorët shëndetësorë të SHSKUK-së të cilët punojnë në vende me rrezikshmëri.

Në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Curr Gjocaj, konfirmojnë se dozimetrat për punëtorët që punojnë në vendet me rrezikshmëri në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mbikëqyren nga Instituti i Mjekësisë së Punës në Obiliq.

“Ky Institut këta dozimetra i përcjell dhe i mbikëqyr nga pas lufta e tutje”, thuhet në një përgjigje me shkrim të bërë nga Zyra e drejtorit Gjocaj, përmes Zyrës së Informimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img