1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AKK: Së shpejti shqyrtohen masat ndaj lëvizjes së lirë, çerdheve dhe gastronomisë

Drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ditëve në vijim rishqyrtohet orari i lëvizjes, hapja e çerdheve dhe situata me gastronominë.

Kjo u bë e ditur nga AKK pas takimit që Ibrahimi ka pasur me kryeministrin Hoti dhe ministrin Zemaj.

“Në takimin e sotëm të Komitetit për kordinimin dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19, Asociacioni i Komunave të Kosovës, si përfaqësues i autoriteteve lokale në Republikën e Kosovës, anëtar i këtij mekanizmi, paraqiti shqetësimet e komunave të Republikës së Kosovës sa i përket zbatimit dhe efekteve të këtyre masave në komunat e Kosovës. Takimi u kryesua nga z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë dhe në të cilin takim ishte prezent edhe Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Propozimet në emër të komunave të Republikës së Kosovës:

Sfidat në sektorit e gastronomisë;

Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve;

Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre;

Hoti, thuhet se përveç që vlerësoi lartë punën e komunave dhe kryetarëve të komunave në parandalimin e përhapjes së COVID 19, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn, premtuan që në periudhën sa më të shpejt të mundur kërkesat e komunave sa i përket masave të parapara me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 05 korrik 2020 dhe bazuar në kërkesat e komunave do të ri-shikohen.

“Ishte dakordim i përbashkët që përveç shëndetit publik, prioritet i Qeverisë  dhe i komunave është edhe shëndeti ekonomik”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img