Site icon PrishtinaPress

AKK reagon për mos rihapjen e çerdheve në Kosovë

Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë reaguar lidhur me mos rihapjen e institucioneve parashkollore në komuna.

Përmes një njoftimi AKK kërkuar nga institucionet qendrore që të kenë koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë COVID-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik.

“Sot nuk kanë nis punën çerdhet në komunat e Kosovës. Sepse njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore u shpall dje pasdite e duke e shtuar konfuzionin në orët e vona të mbrëmjes si për institucionet qendrore ato komunale ashtu edhe për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vetë prindërit. Kryetarët e Komunave vlerësojnë se në këtë rast, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë e besojmë që do jetë hera e fundit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

PSE NUK KA JANË RIHAP SOT INSTITUCIONET PARASHKOLLORE NË KOMUNAT E KOSOVËS?

Sot nuk kanë nis punën çerdhet në komunat e Kosovës. Sepse njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore u shpall dje pasdite e duke e shtuar konfuzionin në orët e vona të mbrëmjes si për institucionet qendrore ato komunale ashtu edhe për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vetë prindërit.

Kryetarët e Komunave vlerësojnë se në këtë rast, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë e besojmë që do jetë hera e fundit.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë nga institucionet qendrore që të kemi koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë Covid-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik.

Fillimisht kishim dy versione si datë të hapjes së çerdheve, 1 dhe 8 qershorin. Pastaj në shpallje të vendimit, që u lajmëruam përmes mjeteve të informimit, u tha se kjo rihapje ka kritere të reja. E të cilat kritere nuk ishin publike askund dhe nuk iu ishin dërguar as komunave. Mungonte informata e qartësuar dhe e plotë për një aktivitet tepër të rëndësishëm siç janë çerdhet dhe kopshtet në kohë pandemie.

Më vonë, pak para mesnate komunat pranuan ‘Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’. Sipas këtij dokumenti, faza përgatitore e hapjes së institucioneve parashkollore merr disa ditë kohë, meqë ka një mori masave në zbatim të plotë të Udhëzuesit dhe për të siguruar shëndetin e fëmijëve tanë.

Poashtu, përveç këtyre kritereve nga Udhëzuesi për hapje të institucioneve parashkollore, i shtohen edhe çështjet tjera si mbipopullimi i çerdheve, çështja e ushqimit dhe pastrimit, si tre elemente bazike në masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Andaj, marrë për bazë të gjitha këto mund të vlerësohet se pse Komunat kanë vepruar drejtë që nuk kanë lejuar hapjen e këtyre institucioneve me 1 qershor pa përgatitje sipas Udhëzuesit.
Ndërkohë, Komunat e Kosovës, menjëherë kanë filluar angazhimet për zbatim të kritereve dhe masave nga ‘Udhëzuesi për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’ dhe përgatitjen sa më përmbajtësore e të sigurt të hapjes së çerdheve dhe kopshteve.
Pas zbatimit të plotë të këtij udhëzuesi nga ana e komunave, në ditët në vijim do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe do të jenë nën kujdesin e shtuar të strukturave komunale.

Exit mobile version