4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

AKK po e heton konkursin e KEK që e mbushi korporatën me militante të VV-së

Agjencia Kundër Korrupsionit njoftoi të mërkurën se ka pranuar ankesa që ka pasur parregullsi në procesin e fundit të rekrutimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

AKK-ja, po ashtu, tha se ka pranuar edhe telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë si institucion në trajtimin e këtyre pretendimeve.

Në lidhje me këtë çështje, AKK-ja njoftoi se nuk mund të ndërmarr procedura hetimore administrative që për njëjtin rast janë iniciuar hetime nga Prokuroria.

“Zhvillimi i procedurave hetimore administrative në AKK mund të iniciohen edhe sipas detyrës zyrtare, kërkesave dhe denoncimeve nga palët me interes, pra edhe në rastet kur AKK informohet nga mediat. Zhvillimi i procedurave hetimore administrative pushojnë në rastet kur për temën e njëjtë zhvillohen hetime penale, nga Policia e Kosovës apo Prokuroria”.

“AKK është institucion kompetent për trajtimin e rasteve të pretenduara për konflikt te interesit sipas ligjin nr. 06/L-011. Me datë 05 prill 2022, Prokuroria themelore të Prishtinës, përmes njoftimit publik ka konfirmuar që kjo prokurori ka iniciuar hetime për të njëjtin rast”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, në lidhje me pretendimet për konflikt të mundshëm te interesit në këtë proces, AKK-ja bëri të ditur se ka filluar mbledhjen dhe trajtimin e informatave relevante duke përfshirë edhe kontaktin me autoritetin përgjegjës për parandalim te interesit në kuadër te KEK-ut.

“Procedura për shqyrtimin e konfliktit te interesit është konfidenciale”, thuhet në fund të komunikatës për media nga AKK-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img