Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Avni Ahmeti, ka pritur gjatë ditës në një takim të përbashkët kryetarët e Komunave Veriore Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore dhe përfaqësues të kabinetit të kryetarit të Leposaviqit.
Ky takim temë qëndrore kishte informimin në lidhje me përgatitjet e fundit të AKK-së për funksionalizimin e Zyreve Kadastrale Komunale në të gjitha komunat veriore.
Deri më tani shërbimet kadastrale për këto komuna janë kryer në zyret AKK-së në Prishtinë, por nga muaji i ardhshëm planifikohet që ky shërbim të ofrohet në këto lokalitete dhe afër qytetarëve të cilët kanë nevojë për këto shërbime.
Agjencia Kadastrale e Kosovës mbetet e përkushtuar që të iu ofrojë mbështetje të gjitha Zyreve Kadastrale Komunale, për ofrimin e shërbimeve sa më të mira kadastrale për qytetarët e vendit, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.