1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

AKK e cilëson të jashtëligjshëm vendimin e Haradinajt për rritje të pagave

Në një opinion të publikuar në faqen e saj zyrtare, Agjencia Kundër Korrupsion e ka cilësuar si të jashtligjshëm vendimin e kryeministrit Haradinaj për rritje të pagave.

Në sqarimin e këtij institucioni thuhet se zyrtarët e lartë që e kanë votuar këtë vendim, kanë shkelur Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, raporton lajmi.net

“Është shfaqur situate e konfliktit të interest rast për rast te votimi dhe nënshkrimi i vendimit të qeverisë nr.04/20 për rritjen e pagave të disa pozitave në kabinetin qeveritar”, thuhet në opinion.

Në këtë shkrim gjithashtu janë cekur edhe disa parime për veprimin ose mos veprimin e zyrtarit të lartë gjatë ushtrimit të detyrës.

“Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë funksionin publik për përfitimin të kundërligjshëm për vete apo për të tjerët. Zyrtari i lartë gjatë ushtrimit të funskionit publik duhet të veproj në mbrojtje të interest publik dhe nuk ka të drejtë që interesin e tij privat ta vë para atij publik”, thotë tutje ky opnion i AKK-së

AKK tutje rekomandon që ky vendim të kthehet në rishqyrtim, në mënyrë që të mos ketë shkelje ligjore.

Haradinaj ditë më parë kishte marrë vendim për rritjen e pagave për të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Madje shefi i qeverisë kosovare pagën e tij e kishte bërë pa 50 euro 3 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img