Site icon PrishtinaPress

Akil Gjakova siguron medalje, shkon në finale të Grand Slamit të Abu Dhabit

Akil Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudisti kosovar është kualifikuar në finale të kësaj gare prestigjioze.

Garuesi nga Peja ia doli ta mposht në gjysmëfinale kazakun Daniyar Shamshayev për ta prekur finalen e madhe në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Paraprakisht, në rrethin e parë xhudisti pejan e eliminoi garuesin nga Bahamas, Andreë Munnings, kurse në atë të dytë ishte më i mirë se finlandezi Valtteri Olin.

Ndërkaq, në rrethin e tretë, Gjakova ishte më i mirë se kazaku Zahsay Smagulov.

E në gjysmëfinale, Akili e mposhti kazakun tjetër, Shamshayev.

Në finale, ai do të përballet me garuesin nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.

Gjakova kështu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë në Abu Dhabi.

Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami sot, në kategorinë deri në 70 kilogramë. /Gazeta Express/

Exit mobile version