0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Akil Gjakova shkon në rrethin e tretë të Grand Prixit të Austrisë

Akil Gjakova shkon në rrethin e tretë të Grand Prixit të Austrisë

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Prixit të Linzit.

Garuesi kosovar në xhiron e dytë e eliminoi xhudistin slloven Martin Hojak.

Paraprakisht, në rrethin e parë Gjakova e mundi kazakun Darkhan Koibagar.

Sot do të garojë edhe garuesja tjetër kosovare, Laura Fazliu, shkruan “Gazeta Express”.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me japonezen Momo Tatsukawa.

Dje, pa medalje mbetën dy garueset tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha.

Kosovën në Grand Prixin që po mbahet në Linz do ta përfaqësojnë edhe Loriana Kuka dhe Shpat Zeka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img