Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur ta prek gjysmëfinalen në Olimpiadën e Parisit.
Deri në këtë fazë ai triumfoi në tri beteja.
Pavarësisht se ky është një rezultat historik për reprezentuesin e shtetit, askush prej udhëheqësve nuk u mundua një fjalë të vetme ta shkruajë për këtë sukses, gjatë gjithë ditës, njofton klankosova.tv.
Ndryshe nga paraqitjet e Distria Krasniqit, ku si presidentja Vjosa Osmani, ashtu edhe kryeministri Albin Kurti, u treguan të kujdesshëm gjatë performancave të medalistes olimpike, këtë të hënë të gjithë po “heshtin”, përfshirë këtu edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca apo kryediplomaten, Donika Gërvalla – Schwarz.
Akili mungoi edhe në fotot e presidentes Osmani, kur mbrëmë shkoi për ta përshëndetur ekipin olimpik.