Akil Gjakova është mposhtur në ndeshjen gjysmëfinale të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudisti kosovar u mund nga algjeriani, Messaoud Redouane me IPPON pas mbi 10 minutash lojë.
Megjithatë, gara për Gjakovën nuk ka përfunduar këtu.
Ai do të ketë mundësi të fitojë medaljen e bronztë nga ky Grand Prix.
Në luftë për medaljen e bronztë, ai do të ndeshet me xhudistin nga Kazakistani, Bakhitzhan Abdurakhmanov