Site icon PrishtinaPress

Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale të Grand Prix në Zagreb

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur në gjysmëfinale të Grand Prix në Zagreb të Kroacisë.

Ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon, garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Gjakova në xhiron e tretë mposhti me dy Wazaari për Ippon, izraelitin Oron Giner.Akili në çerekfinale mposhti me Wazaari, sllovenin Martin Hojak.

Xhudisti kosovar në gjysëmfinale takohet me algjerianin Messaoud Redouane Dris.

Exit mobile version