Akil Gjakova ka arritur suksesin e radhës, duke e fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Gjakova ka thënë se është gëzuar shumë për medaljen që fitoi, duke shtuar se mundimin që e ka bërë iu shpagua.
“Duke pasur parasysh pauzën e gjatë pas lëndimit, problemet që i kam pasë edhe prej fillimit të vitit në gara të ndryshme. Po mendoj që e kam siguruar normën olimpike. Kjo medalje ka qenë për mua, jam gëzuar shumë, mundimin që e kam bërë mu shpagua”, ka theksuar Gjakova në Klan Kosova.
“Këtu Tonit duhet me ju falënderu shumë, për nga disiplina nuk u dorëzua duke më kritikuar. Mendoj që ajo gjë është kryesore çka më duhet mua. Po mendoj që rezultati u ardh i duhuri”.