Site icon PrishtinaPress

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti kosovar në përballjen për medaljen e bronztë mposhti xhudistin nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.

Akili medaljen e bronztë e fitoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Për të siguruar podiumin, xhudisti nga Peja fitoi pesë përballje në kategorinë e tij.

Akil Gjakova arkëtoi edhe 700 pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Exit mobile version