Home Sport Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botëror në Budapest

Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botëror në Budapest

Xhudisti Akil Gjakova, është eliminuar nga Kampionati Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në luftën e tretë, ai u mposht nga kundërshtari i tij brazilian, Daniel Cargnin, transmeton Klankosova.tv.

Kështu Gjakova mbetet pa medalje në këtë kampionat.

Rundin e parë, xhudisti kosovar e kaloi pa luftë, derisa në të dytin pati punë me rumunin, Ioan Dzitac, të cilin e mposhti me mjaft vështirësi pas vazhdimeve.

Exit mobile version