12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

AKI përballë BIA’s serbe, tentim vrasja me snajper e Hashim Thaçit dhe rastet tjera

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, në emisionin Pressing të T7, ka folur për disa raste të infiltrimit të shërbimit serb në Kosovë me plane për të eliminuar figura publike dhe veprime tjera terroriste. Sipas Smakajt, inteligjenca kosovare ka parandaluar planet e BIA-s serbe për destabilizim në Kosovë.

Smakaj ka kujtuar disa nga rastet kur shërbimi sekret serb ka tentuar të shkaktojë trazira në Kosovë por që janë parandaluar nga AKI-ja, shkruan Gazeta Express.

Sipas Smakajt, më 2014, ishte përgatitur sulmi që për cak kishte Hashim Thaçin, kur në Kosovë po zhvillohej një ndeshje futbolli. Sipas tij serbët e kishin angazhuar një snajperist për të kryer punë.

“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar”, tregon ai.

“Ishte snajperist me përvojë në Bosnjë, Kroaci”, tha Smakaj.

Një rasti tjetër sipas tij ishte edhe arreëstimi i agjentëve të BIA’s.

“Në 2009 arrestimi i agjentëve të BIA-s për tentim-blerje të dëshmitarëve për trafik të organeve, ju kujtohet parandalimi i sulmit të Gavriqit më 2014 me 13 kilogram eksploziv në qendër të Prishtinës”, tha Smakaj.

Po ashtu, ai përmendi edhe një operacion të BIA-s serbe kur ka tentuar që përmes territorit të Kosovës të dërgojë mbetje mortore të serbëve në shtëpinë e verdhë që përmendet në raportin e Dick Martyt për t’a lidhur pastaj me raportin e senatorit zviceran.

“Në atë kohë më 2012-2013 na u është dashur që të dekonspirojmë operacionin për me bartë mbetje mortore me ndihmën e shpejtë përmes territorit të Kosovës dhe me i vendos në veri të Shqipërisë te ajo shpia e famshme e verdhë dhe për ta dërgu ekipet e taskforcës hetuese në atë kohë që me i gjetë mbetjet mortore serbe dhe me i ndërlidhë me raportin e Dick Martyt”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img