-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AKI në kërkim të “spiuneve”, ju mund të bëheni njëri nga ta (Dokument)

Agjencia Kosovare për Inteligjencë –AKI, sot është hapur më shumë se herëve tjera. Pak persona e dinë se sa është numri i pjesëtarëve të AKI-së, apo cilët janë ata. Por, kjo Agjenci është në kërkim të 16 zyrtarëve të rinj. Menaxher, analistë, zyrtarë të inteligjencës, njohës të fushave kibernetike e teknik po kërkon Agjencia Kosovare për Inteligjencë, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur në një konkurs publik që e ka shpallur ky institucion.

Konkursi  është shpallur për 16 pozita në tri fushat. Për pozitat, Menaxheriale/Udhëheqëse, kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe përvojë pune menaxheriale sipas rregullave të brendshme. 2. ‘Profesionale (Analist, zyrtar i inteligjencës-kërkimit, njohës të fushës kibernetike)’ . Për këto pozita, kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe përvojë pune sipas rregullave të brendshme referuar pozitave, ndërsa, sipas konkursit, përparësi do të kenë kandidatët me njohuri apo përvojë në fushat specifike si më lartë dhe njohuri të gjuhëve të huaja veçanërisht gjuhëve të rralla. 3. ‘Administrative/teknike’. Për këto pozita, kandidatët duhet të kenë shkollim të mesëm, varësisht prej pozitës mund të kërkohet edhe përgatitje universitare apo përvojë pune.

AKI, thotë se, “aplikimi juaj të jetë diskret, në rastet e aplikimit on-line të kujdeseni që aplikimi të mos bëhet nga IP adresa që identifikon lehtë vendqëndrimin tuaj të përhershëm”.

AKI ka njoftuar  se aplikimi bëhet në mënyrë elektronike duke dërguar dokumentacionin për aplikim në adresën elektronike: jobs@aki-rks.org.

Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet për punësim në AKI. “Kandidatët duhet që “të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; Të jenë mbi moshën 18 vjeçare; Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme; Të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë; Të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak; Të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI”, thuhet  konkurs.

Punësimi është me afat të pacaktuar pas përfundimit me sukses të periudhës provuese bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografinë dhe të cekin fushat në të cilat aplikojnë. Biografisë ti bashkëngjiten dokumentet apo dëshmitë si në vijim: një letër motivimi, dëshmitë për përfundim të studimeve të lëshuara nga institucionet arsimore, dëshmitë për përvojë pune, kopja e letërnjoftimit ose pasaportës, diplomat si dhe certifikatat e trajnimeve apo formave tjera të aftësimit profesional, letër rekomandimet, dy raportet e fundit të një pas njëshme të vlerësimit të punës, një fotografi 5×5 (jo më e vjetër se 30 ditë) si dhe vërtetim të lëshuar nga gjykata që dëshmon se kandidati nuk është dënuar si dhe nuk është duke u zhvilluar ndonjë procedurë penale ndaj tij.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, me ç ‘rast kandidatët mund tu nënshtrohen edhe kushteve specifike për punonjës të AKI, përfshirë edhe procedurën e verifikimit të sigurisë.

Konkursi do të jetë i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike nga data e publikimit në mjete të informimit përkatësisht nga data 01.03.2018 deri me datën 30.03.2018.

AKI, thotë se, aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar më lartë nuk pranohen kurse aplikacionet e mangëta refuzohen dhe se vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejme do të kontaktohen.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img