Site icon PrishtinaPress

AKI e ARBK me Memorandum Bashkëpunimi -“informacionet do të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar”

Një Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti dhe Drejtorit të përgjithshëm, të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Lebibe Haliti, u nënshkrua sot.

Në njoftimin e publikuar thuhet se ky Memorandum do të ndihmojë ARBK dhe AKI në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore.

Gjithashtu “informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vendet dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version