1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AKB mbështet themelimin e Unionit të Femrave Shqiptare në Diasporë

Në mbështetje të Aleancës Kosovare Bizneseve, dega në Austri është themeluar Unioni i  Femrave Shqiptare në Diasporë, e cila udhëhiqet nga Adriana Kelmendi Sherifi dhe Shpresa Kameraj Paterer.

Qëllimi kryesore i themelimit të unionit, është fuqizimi i gruas sidomos në biznes, ku tashmë  gruaja shqiptare në diasporë është shumë aktive në të gjitha poret e jetës.

Objektivi kryesor i themelimit të Unionit të Femrave Shqiptare në Diasporë, është që tu dilet në ndihmë bashkatdhetareve tona që jetojnë në Kosovë dhe janë të goditura nga fortuna e jetes, si lufta, skamja, semundjet dhe hallet e tjera. Ndërsa objektiv tjetër është edhe identifikimi i grave të sukseshme dhe aktive në diasporë.

Ne si union besojmë fortë që gruan shqiptare ta vëmë në lëvizje, sepse jemi të vetëdijshme për fuqin e saj.

Unioni i Gruas Shqiptare në Diasporë, udhëhiqet nga zonjat Adriana Kelmendi Sherifi lidere e unionit dhe Shpresa Kameraj Pratterer kryetare.

Unioni Femrave Shqiptare në Diasporë, mbështetet edhe nga AKB-ja në Austri që nga themelimi.

Unionin e Femrës Shqiptare në Diaspor në mesin e shumë personaliteteve e mbështesin dhe e përkrahin edhe artistja e madhe nderi i Kombit Margareta Xhepa, asistentja e ministreshës së Shëndetësisë në Austri Dafina Mula, poetja Lumturije Plaku,  gazetarja dhe redaktorja Zamira Korançe, deputetja e Parlamentit kroat Ermina Lekaj Përlaskaj, deputetja e qarkut në Ëien të Austrisë Drita Cacaj, sekretarja dhe aktivistja e kombit në Kroaci Merita Hoxha e femra të tjera.

Sinqerisht Zyra për Media e AKB-së në Linz të Autsrisë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img