0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AKB fton turqit të investojnë në Kosovë

Një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, po qëndrojnë në një vizitë në Turqi, me qëlllim të thellimit të bashkëpununimit ekonomik. Delegacioni është takuar me drejtuesit Odës së Industrisë së Stambollit, të kryesuar nga kryetari Irfan Ozhamaratli.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, informoi nikoqirët lidhur me mundësitë dhe lehtësirat ligjore që ndërlidhen me investitorët e huaj të cilat i ofron Kosova në favor të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe nxitjen e interesimit për sektorin privat.Ai prezantoi Ligjin e ri për Investime Strategjike, Ligjin për Trepçën,  Brezovicën  dhe foli për vazhdimin e privatizimit në Kosovë si mundësi të reja për investime.
Kryetari i AKB-së, përmendi si mundësi për investime edhe sektorin e turizmit në Kosovë, me theks të veçantë në bregdetin e Shqipërisë i cili ka më shumë se 300 kilometra vijë bregdetare.
Irfan Ozhamaratli, kryetar i  Odës së Industrisë të Stambollit (Istanbul Sanayi Odasi), tha se janë të gatshëm që të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos në rritjen e investimeve e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
“Raportet tregtare janë të mira, por ato duhet të rriten edhe më shumë, krahas me invetsimet në Kosovë dhe anasjelltas, duhet të rritet jo vetëm eksporti, por edhe importi”, tha Ozhamaratli.
Ai tregoi se bizneset turke janë të interesuara që të vijnë e investojnë në Kosovë, sidomos në prodhim. Turqia ishte njëri ndër vendet e para që kanë njohur Kosovën ku edhe krahas njohjes shumë kompani kanë investuar atje.
Ai tregoi se Oda e Industrisë të Stambollit, është njëra ndër odat më të mëdha biznesore në Turqi e cila ka mbi 18 mijë anëtarëë apo mbi 2500 kompanitë më të fuqishme në Turqi.
Kjo vizitë po realizohet në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img