1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Akademiku serb: Nëse vjen lufta do të formojmë legjionin e pleqve 60+, nuk i lejojmë të rinjtë të luftojnë

Akademiku serb Dushan Kovaçeviq tha se të gjithë e dinë se kushti i të gjitha kushteve për çdo marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sa i përket kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është “njohja e Kosovës si shtet i pavarur, gjë që nuk do të ndodhë, sepse sipas e gjitha e pamundur ligjore, morale, njerëzore me kodet e shtetit të Serbisë”.

Kjo sipas tij nga ana e Serbisë është e pamundur.

Sipas akademikut serb, në rast lufte, Serbia do ta formojë legjionin e pleqve, dhe se nuk do të dërgohen të rinjtë për të luftuar më siç ka ndodhur zakonisht.

Sipas fjalëve të tij, “politika duhet të bëhet me mençuri pa sulme të ideve irracionale nga të cilat do të përfitonin të gjithë ata që duan zhdukjen e Serbisë”.

“Kam biseduar me miqtë e mi dhe jemi marrë vesh, nëse Zoti na ruajt lufta, nëse dikush na sulmon, të formojmë një divizion të thirrjes së tretë, që do të thotë 60 plus, që do ta quajmë Legjioni i Pleqve”.

“Nëse dikush duhet të jetë i pari që humbet, nuk duhet të jenë të rinjtë menjëherë, siç ndodh zakonisht,” tha Kovaçeviç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img