7.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Akademiku britanik: Adem Jashari kishte identifikuar potencialin prej lideri të Thaçit në moshë të re

James Pettifer ishte gazetar dhe reporter i disa nga mediave më prestigjioze në botë, përfshirë: The Times, The Wall Street Journal, shumë të tjera. Professor Pettifer shkroi edhe librin “The Kosovo Liberation Army: Underground War to Balkan Insurgency”.

Britaniku Pettifer ka shkruar shumë libra për luftën e Kosovës por edhe për Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë. Ai në shumë libra ka zbuluar fakte të pathëna më parë, dhe shpesh ngjarjet i ka treguar duke u bazuar edhe në disa arkiva të vendeve perëndimore dhe amerikane.

James Pettifer kishte vlerësuar në shumë libra të tij rolin e Thaçit duke e cilësuar edhe si “Zemra e UÇK-së”.

Ai kishte shkruar edhe për raportet e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hashim Thaçit.

Ai kishte shkruar se “Adem Jashari kishte qenë veçanërisht i afërt me Hashim Thaçin dhe kishte identifikuar potencialin e tij prej lideri që në moshë të re, ata kishin transportuar armë së bashku në aktivitete të hershme të ndryshme ushtarake të UÇK-së.” (“Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nga një luftë e fshehtë në një kryengritje të Ballkanit”, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë 2013, f. 151)

Mbështetja ishte përmendur edhe në librin e Blendi Fevziut.

Pas protestave studentore, Adem Jashari shkoi për t’i përkrahur studentët në Prishtinë. Mbështetja e tij ishte e madhe ndaj studentëve dhe veprimeve të tyre, respektivisht kundërshtive të tyre ndaj sistemit pushtues në Kosovë.

Në libër thuhet se “Ishin një grup që qëndronin në restorantin “Grill”, në Kodrën e Diellit, mbi Qendrën e Studentëve. I pari, ai që dukej më i moshuari, kishte flokë të gjata dhe mjekër të dendur. Quhej Adem Jashari dhe djemtë që e shoqëronin ishin Sami Lushtaku dhe Jakup Nura. Përballë tij qëndronin Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli. Ishte qershori i vitit 1990. Ata u takuan para Fakultetit Filozofik dhe vijuan me një shëtitje të lirë pranë Biblotekës Popullore, ndërtesës së Rektoratit, për të përfunduar para Teatrit Kombëtar. Gjatë shëtitjes Adem Jashari kishte pyetur për studentët, Lëvizjen e tyre, intelektualët. Dukej i vëmendshëm, dhe në drekë lëshoi fjalën që Hashim Thaçi do ta kujtonte shpesh më pas në intervista (Unë dhe shokët e mi do të jemi mbështetës ndaj çdo formë rezistence që do të vendosni ju)”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img