0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Akademia “Faleminderit Shqipëri” i bën bashkë Thaçin, Haradinajn e Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë bërë bashkë në një akademi solemte për të përkujtuar 21-vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Akademia solemne e titulluar “Faleminderit Shqipëri”, po mbahet për të përkujtuar këtë mikpritje të vlefshme që bëri Shqipëria gjatë vitit 1999, një vit i tmerrshëm për shqiptarët e Kosovës, të cilët u nxorën dhunshëm nga shtëpitë e tyre, nga forcat serbe.

Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img