Ditëve të fundit është regjistruar rritje e ndotjes së ajrit në Prishtinë. Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, shkalla e ndotjes të martën është 189, apo e regjistruar në grupin “e dëmshme”.
AQ-ja bëri të ditur se lokacioni më i ndotur është pranë rrugës “Gazmend Zajmi”.
Tash e sa vjet, Kosova ka problem me ndotjen e ajrit.
Studime kanë treguar se ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Pos dëmeve në mushkëri e rrugëve të frymëmarrjes, ai ka efekte edhe në tru./Prishtinapress/