1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ajri i ndotur mund të shkaktojë edhe sëmundjen e Alzheimerit

Para disa ditëve është raportuar se ajri i ndotur është i rrezikshëm veçanërisht për personat me sëmundje të mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 14 vjeç, personat e vjetër etj.

Por, një studim i ri tregon se ajri i ndotur mund të shkaktojë edhe sëmundjen e Alzheimerit dhe çmendurinë, transmeton Telegrafi.

Ajri i ndotur përmban grimca toksike ultrafine, të cilat janë të paktën 200 herë më të vogla sesa gjerësia e flokëve të njeriut. Disa nga rreziqet shëndetësore që i sjell thithja e këtyre grimcave, përfshin shkaktimin e astmës, kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Veç kësaj, hulumtimi i ri sugjeron se ekspozimi ndaj këtyre grimcave mund të jetë i dëmshëm edhe për trurin, duke e shpejtuar plakjen e aftësive konjitive dhe duke e rritur rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe format tjera të çmendurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img