3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Ajo çka ndodhi sot, mos u përsëritë më kurrë”, politikani nga Bujanoci e vlerëson si skandaloze vizitën e Bislimit e Nagavcit

Arbër Pajaziti nga Alternativa për Nryshim e ka cilësuar si vizitë gjysmake vizitën e zëvendeskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ministres Arberie Nagavci në Luginën e Preshevës të hënën.

Ai ka hedhur dyshime se qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje po krijonë ndasi politike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke takuar vetëm ata që bashkëpunojmë me Vetëvendosjem.

Tutje, ai thotë se meqe Kosovën e vizitoj kryeministrja serbe, vizita në Lugjinë kish deshtë me qenë e nivelit kryeministror.

Postimi I tij i plotë:

Një vizitë gjysmake e Qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës

Së pari, që në nisje të planifikimit të vizitës së Qeverisë së Kosovës në Luginë të Preshevës është parë një “shkel e shko” organizim, i cili në përfundim doli të jetë gjysmak.

Vizita e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimit dhe ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcit, në Luginë të Preshevës, ka përkuar të ndodhë në ditën kur në Kosovë po qëndronte ish-kryeministrja dhe mandatarja e Qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq. Reciprokisht, një Qeveri si e Kosovës që thirret në emër të reciprocitetit, do të duhej të organizonte një nga vizitat e para të llojit kryeministror edhe në vendbanimet me shumicë shqiptare, ashtu sikurse që Qeveria e Serbisë organizoi në veri të Kosovës.

Megjithatë, secila vizitë e shqiptarëve përtej kufirit, në Luginë të Preshevës, ka rëndësinë e vet. Por, si duket filli i muhabetit të Qeverisë së Kosovës karshi shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka ndryshuar nga zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të mbajtura në Serbi, kur aso kohe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati mbajtur qëndrim, si jo rrallë herë, pro një kandidati, siç ishte ai i tri partive shqiptare në këtë rajon, Shaip Kamberi.

Të themi të drejtën, kryeministri i Kosovës, nuk la territor shqiptar jashtë kufijve, të përzihet në politikëbërjen e tij, sikurse në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, e gjerë në Amerikë.

Qëndrimi publik i një kryeministri pro një kandidati jashtë kufijve, është jo korrekt, dhe krijon përçarje, kur dihet se ka kandidat tjetër po nga i njëjti komb.

Le të kthehemi, tek vizita gjysmake e Bislimit dhe Nagavcit në Luginë të Preshevës. Një gazetar në konferencën e sotme të këtyre dy personaliteteve, e pyeti Bislimin për refuzimin e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë për të realizuar takimin, që ish paraparë me agjendë, ai e ktheu përgjigjen se “kjo është spekulim”, gjersa tregoi se kanë vizituar shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë të Preshevës.

Bislimi vazhdoi të insistonte se agjendën e kish të caktuar në dy dimensione: dimensioni i parë ish politik, që kish për qëllim të takonte liderët komunal, por edhe deputetin Shaip Kamberi, gjersa e vazhdon fjalinë se me lidershipin e Preshevës do të takohet në një restorant, afër ku po mbahej konferenca.

Në agjendën e publikuar në media, thuhet se Bislimi dhe Nagavci do të takojnë përfaqësuesit e Komunës së Bujanocit, por jo edhe të Preshevës.

Pra, një vizitë e tillë që parasheh të takojë në zyre përfaqësuesit e Komunës së Bujanocit, dhe në restorant ata të Preshevës, a nuk duket disi e çuditshme dhe e kurdisur?!

Në fund të kësaj dite, Bislimi dhe Nagavci nuk takuan përfaqësuesit e pushtetit në Preshevë dhe asnjë përfaqësues nga Medvegja. Ata deshën më tepër të takonin vartësit e tyre, ata që bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë me Vetëvendosjen e boshnjakëve të Sanxhakut.

Qeveria e Kosovës nuk e ka luksin të krijojë ndasi politike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ajo çka ndodhi sot, mos u përsëritë kurrë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img