Vitet e kanë rënduar, por jo aq sa ta pengojnë nga aktivitetet e përditshme. Salih Salihu ndonëse bart gati njē shekull mbi supe, nuk i është dorëzuar aspak pleqërisë.
Plaku nga Tica e Skenderajt, që vitin e ardhshëm mbush 90 vjet, së fundmi është parë duke kryer punë jo fort të zakonshme për moshën e tij.
Ai sikur që tregojnë këto foto të siguruara nga Magazina.al, është ngjitur në pemë edhe po e krasit atë.
Në moshën e tij të tjerët, as që lëvizin nga shtrati kurse baci Salih, kryen punë bujqësore nga më të rëndat.