1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ajazaj: Ramiz Lladrovci dyshohet se është dëshmitar kundër Thaçit e Veselit në Hagë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Demokracia për Drenasin, Driton Ajazaj, vlerëson se kundër kandidati i tij, Ramiz Ladrovci, ka humbur besimin e qytetarëve në balotazh.

Ajazaj në “Info Magazine” deklaroi se Ladrovci po gënjen se ka marrë mbështetjen e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një bisede telefonike nga Haga, njofton Klankosova.tv.

“Zotëri Ladrovci duke nuhatur humbjen që është duke e pritur më 14 nëntor është duke u orvatur dhe manipuluar. Por, qytetarët nuk i besojnë më. Në asnjë mënyrë nuk besojmë se ka biseduar pasi ata [ish-krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë] i kanë të kufizuara thirrjet telefonike – askush nuk i beson më Ladrovcit bile e demantoi vetën për këtë gjë”.

Ajazaj mes tjerash vlerëson se Ladrovci dyshohet të jetë dëshmitarë kundër tyre në Hagë.

“Nuk i di raportet e tyre personale por përfolët se ky mund të jetë njëri nga dëshmitarët e tyre dhe për mua është e pakuptimtë që të thirret në biseda telefonike kur i dalin dhjetëra incizime ku ky mund të jetë dëshmitar potencial kundër tyre. Kam dëgjuar se në tetor ka qenë në Hagë por këtë mund ta konfirmojë vetëm ai. Nuk ka mundësi që të ketë kontakte – është mashtrim publik që po tenton ta bëjë por do të humbet”.

“Ky po e shfrytëzon gjendjen e tyre që padrejtësisht gjinden atje. Duke e ditur që regjioni ynë është i lidhur shumë më ish-krerët e UCK-së ky [Ladrovci] po e shfrytëzon këtë por që do të humbet”, deklaroi Ajazaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img