1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Aida Dërguti tregon nëse ishte pjesë e SHIK-ut, e quan debat të kotë

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së rregullt.

Me të nisur seanca, deputetja e PSD-së, Aida Dërguti ka folur për pjesëmarrjen e saj në SHIK, nga ku ka thënë se pas përfundimit të luftës ka shërbyer në shtabin e Kolovicës ku komandant ka qenë Nuredin Ibishi.

Megjithatë, Dërguti ka thënë se aty ka shërbyer deri në gusht, teksa SHIK-u është formuar në tetor.

Ajo thotë të mos e di nëse Glauku ka qenë në SHIK apo jo.

“Pas përfundimit të luftës na është dhënë urdhër . Në këtë kuadër bashkë me ish-burrin tim jemi lajmëruar në shtabin e Kolovicës ku komandant ka qenë Nuredin Ibishi. Detyra ima ka qenë verifikimi i atyre që pretendonin se kanë qenë në UÇK dhe qysh atëherë janë paraqitur veteranë të rrejshëm. Kam qenë pjesë e G2 shit gjatë kohës korrik gusht dhe prej aty kam dalë diku kah gushti. E vërteta është se SHIK-u është themeluar nga fundi i tetorit. Unë nuk e di nëse Glauku ka qenë apo jo”, ka thënë Hoti.

“Ky është debat i degraduar sepse ky ka qenë debat mes PDK-së dhe LDK-së. Mendoj që pikërisht duke u marrë me debate koti i kemi anashkaluar shumë debate të rëndësishme”, tha Dërguti.

Dërguti tha po ashtu se Glauk Konjufca e ka marrë si barrë një problem që nuk i takon atij, dhe se sipas saj Molliqaj dhe Kurti e kanë në borxh një debat publik.

Sipas saj, pjesa më inkriminuese gjatë kohës që ajo ishte në VV është fakti se ajo ka tani 11 lëndë, ku përfshihen edhe vepra penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img