Pas takimit të djeshëm të Meritonit me vëllain e tij, Rinorin, banorët e shtëpisë kanë filluar të diskutojnë mbi mesazhet që ai i tha të vëllait. Shumica prej tyre mendojnë se ai donte t’i thoshte Meritonit se familja nuk e përkrah marrëdhënien e tij me Ilnisën. Ka qenë Françeska, e cila ka vetëm pak ditë që është pjesë e shtëpisë, ajo e cila e ka diskutuar me Meritonin këtë temë:
Françeska: Mendoj që ai ta do të mirën ty.
Meriton: Po ti si di kodet e vëllait tim. Unë jam rritur me Rinorin.
Françeska: Nëse keni kode bashkë okej është tjetër gjë.
Meriton: Ku e di ti për çfarë e ka? A e ka për Ilnisën, a e ka për Albin, a e ka për Gazin?
Françeska: Ai e tha qartazi.
Meriton: Edhe nëse e thotë qartazi, unë nuk të lejoj të ma përdorësh vëllain.