Site icon PrishtinaPress

“Ai e dinte moshën time”, “Veç një çokollatë ma bleu, asgjë tjetër”, Aktakuza: 11-vjeçarja u keqpërdor seksualisht

Padiskutim një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit të fëmijëve në vendin tonë ndonjëherë.

Dy aktakuza në raste të ndara ndaj 13 personave për keqpërdorim e dhunim ndaj 11-vjeçares në Prishtinë, rast ky që kishte ndodhur vitin e kaluar.

RTV Dukagjini ka siguruar aktakuzën tronditëse të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në të cilën tregohen detaje të asaj që kishte përjetuar vogëlushja kosovare.

Madje, kjo e fundit edhe ka treguar se si kishte rrjedhur ngjarje makabre, duke filluar nga shpërndarja e numrit të telefonit të saj e gjithçka tjetër.

E mitura në deklaratën e dhënë në Prokurori, ka treguar se një person me nofkën “Lumi”, në disa raste e ka keqtrajtuar atë.

“Pasi që kemi kryer marrëdhënie seksuale insistonte që me kry edhe marrëdhënie orale dhe kur nuk pranoja ai më shante dhe ka ndodh edhe nga një herë ma ka hi shuplakë në faqe kapak.

I njëjti e ka ditë për moshën time të re dhe kur kam filluar herën e parë me dal me të unë i kam pas 10 vjet dhe ky ka qenë personi i parë që unë kam pas marrëdhënie seksuale me të, nuk më ka dhënë të holla asnjëherë, as ndonjë dhuratë tjetër përveç njëherë më ka blerë një çokolladë”, është deklaruar 11-vjeçarja.

Më pas, B.Rr e ka njoftuar atë me të pandehurin tjetër D.Rr, përmes së cilit më pas është shpërndarë edhe numri i të miturës, duke vazhduar kështu zhvillimi i një ngjarje tragjike.

“Shoku i D.Rr, F. më ka fotografuar deri sa unë kam qenë e zhveshur në dhomën e motelit dhe ato fotografi ua ka dërguar disa shokëve të tij. Pastaj e ka thirrë një shok të vetin dhe ai djali ka qenë i njëjti që unë pata dal në mëngjes me ta dhe prapë ka ardhur në motel.

Pastaj, ai djali shkoi në shtëpi. Këtë herë nuk bëmë asgjë me të, ai shkoi në shtëpi, pastaj erdh D.Rr te moteli me më marrë me një shok të tij, hyipëm në veturë dhe shkuam te një pompë e gazit”, thuhet tutje në deklaratën e saj.

Veç kësaj, 11-vjeçarja ka treguar edhe detaje të tjera të rënda para organeve të drejtësisë.

Disa prej të akuzuarve në Prokurori kanë deklaruar se nuk e njohin fare të miturën, kurse disa të tjerë, sikurse D.RR, kanë thënë se kanë besuar se ajo ishte e moshës së rritur.

“Kanë shkuar në hotelin Covana dhe thekson se nga konstrukti i saj trupor ka besuar se mund t’i ketë 18 vite. Në hotel kanë shkuar me veturën e tij Golf 2 dhe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me viktimën. Në këmbim të aktit seksual nuk i ka kërkuar para apo diçka tjetër, gjithashtu shton se as E.S i cili ia ka dhënë numrin e viktimës nuk i ka kërkuar para”, është deklaruar i akuzuari D.Rr.

Në këtë rast, sikurse edhe rastin tjetër ku janë të akuzuar pesë persona të tjerë, Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte hedhur poshtë shumicën e pikave të aktakuzës, vendim të cilin e ka rrëzuar më pas Gjykata e Apelit.

Gjykimi do të vazhdojë më 10 shkurt.

Exit mobile version