Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sërish është marrë me politikën qendrore.
Ahmeti konsideron se kjo marrëveshje është në favor të Serbisë.
Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Thirrjet telefonike në mes të qyteteve në Serbi dhe qyteteve në Kosovë do te trajtohen si lokale. Serbia do ti ruaj asetet e veta në Kosovë e po ashtu do të ketë licence për operatorë serb brenda Kosoves. E për këto favore Serbia do ti lejojë Kosoves ta ketë kodin telefonik. Pra ata e lejojnë. Tmerr çfarë përfaqësimi!