17.9 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Unfikimi antishqiptar i partive maqedonase, ndikon në marrëdhëniet ndëretnike

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit në shtatë vendvotime dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate, shkruan tvklan.mk

Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione.

Tutej Ahmeti tha se është krijuar një unifikim mes dy partive, që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndëretnike.

“Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO me LSDM-në, për t’i përsëritur këto vendvotime, me qëllim që bashkimi i Frontit të mos jetë parti e dytë në vend. Por edhe nëse, negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma janë në vazhdim e sipër, për çdo eventualitet, pa paragjykuar këtu rezultatin e negociatave, por nëse Fronti mbetet opozitë, do të jetë përfaqësuese e shtetit në të gjitha institucionet e shtetit, ato kompetenca të cilat i ka opozita. Kështu që nga këto shqetësime që janë krijuar, është krijuar një unifikim mes dy partive më të mëdha të komunitetit maqedonas, që për fat të keq, ky bashkim, ky unifikim i këtyre politikave, frikësohemi që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndëretnike, që ne nuk i dëshirojmë të ketë një lëvizje të tillë”, deklaroi Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img