Ahmeti tregon se nga sot nis zbatimi i Fondit prej 5 milionë euro për mbështetje të bizneseve në Prishtinë

54
Advertisement

Sot do të nis zbatimi i Fondit 5 milionësh për bizneset.

Advertisement

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga ky Fond do të përfitoj çdo biznes, i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.

“Fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do të filloj zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka publikuar dhe vegzën për aplikim për të plotësuar të dhënat.

“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan Ahmeti.

PostAdssFotoja e reklamës