0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti tregon se cili pronar i një mediumi po e kërcënon dhe shantazhon

Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pronari i gazetës Kosova Sot, qe një kohë po kërkon një leje shumëkatëshe në qendër në Prishtinës, por e cila është në shpërputhje me Planin Rregullativ dhe hapësirën përreth.

Përkundër, kësaj, Ahmeti thotë se ai ka filluar që ta kërcoj e shantazhoj me gazetë, transmeton ‘Indeksonline’.

“Artikujt e sponzorizuar e të përditshëm me gënjeshtra, shpifje nuk do të na zbrapsin. Për këto gënjeshtra e shpifje mund edhe të shpërblehen nga qeveria me terminale doganore, por ne nuk e kemi mendjen të jemi pre e shantazheve e shpifjeve. E ata nuk do të diskriminohen por as privilegjohen. Mediat nuk janë mjete të pronarëve për perfitime personale, së paku në besimet dhe qëndrimet tona jo”, ka shkruar ndër të tjera ai në ‘Facebook’.

Komenti i plotë i Shpend Ahmetit:

Pronari i gazetës Kosova Sot, qe një kohë kërkon një leje shumëkatëshe (20 kat) në qendër të Prishtines në shpërputhje me Planin Rregullativ dhe hapësiren përreth. Edhe pse shumë herë jemi takuar dhe ja kemi shpjeguar, ka filluar që të na kërcënoj e shantazhoj me gazetë.

Artikujt e sponzorizuar e të përditshëm me gënjeshtra, shpifje nuk do të na zbrapsin. Për këto gënjeshtra e shpifje mund edhe të shpërblehen nga qeveria me terminale doganore, por ne nuk e kemi mendjen të jemi pre e shantazheve e shpifjeve. E ata nuk do të diskriminohen por as privilegjohen. Mediat nuk janë mjete të pronarëve për perfitime personale, së paku në besimet dhe qëndrimet tona jo.

Për kërcënimet e shantazhet është lajmëruar prokuroria ndërsa kemi përgatitur dhjetëra padi civile në gjykatë./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img