1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti tregon për takimin me Gjingjiqin më 2002, dyshon se Kurti e përkujtoi si strategji

Pas madhërimit që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, për demokrat e liberal të madha, në debatin që u zgjua rreth kësaj është përfshirë edhe ish-Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Ahmeti tregoi në një shkrim se e kishte takuar Gjingjiqin në vitin 2002 si student në Harvard, ku ftesën e kishte marrë nga Vuk jeremiq (qëllimshëm) si student nga Serbia.

“Në ligjeratë ishin rreth 200 persona. Kishin ardhur shqiptarë nga Kosova nga Bostoni e rrethina. Gjingjiq mbajti një ligjeratë ashtu sic pritej, Serbia ishte në reformë e sipër duke bërë shkëputje nga e kaluara e afërt me luftëra”.

“Shqiptarët të emocionuar e me trauma të tmerrshme nga lufta u munduan që përmes pyetjeve, audiencës nga ShBA ti tregonin për krimet e Serbisë. Megjithatë, politikani i shkathët përgjigjej ashtu sic e kërkonte audienca – me qetësi, me shmangie dhe me keqardhje për të kaluaren. Atë natë e fitoi atë audiencë, pa marr parasysh se çka mendonim ne”.

Ahmeti më tej tregon se “Pas ligjerates u njoftova me të, shkëmbyem pak fjalë. Më tha edhe mua se po mundohej të gjente ura bashkëpunimi, disi të tregonte se Sërbia po ndryshon. Ishte kohë e shkurtë ta pyesja për këtë ndryshim”.

“Se a ishte Gjingjiq i aftë, pa dyshim se po. A ishte i mirë për Serbine – definitivisht. A ishte i mirë për Kosovën – ndoshta më i mirë se këta tjerët, që nuk do të thotë shumë. Se si do të reagonte ndaj shpalljes së pavarësisë dhe marrëdhënieve me Kosovën – këtë mund të spekulojmë edhe pse spekulimi im do ishte se do të ishte reagim i njejtë. Por edhe ka spekulime se u vra pikërisht për shkak të paper-ave që shpërndante për Kosovën”.

“A duhet të përkujtohet në Kosovë? Ndoshta nga ne që nuk kemi pozita, e nga kryeministri vetëm në një kontekst të caktuar të figurave shpresëdhënëse ballkanike që si regjion i kemi pas të mungesë”.

“Në qoftë se po e bën si strategji për tu paraqitur mirë para sërbëve e ndërkombëtarëve, mendoj se çdo strategji ka kufi, dhe nuk do dallonte shumë nga ballkanasit e tjerë që përdorin njerëz që nuk janë më për përfitime politike”.

“Për fund, unë përnime mendoj që vrasja e tij ka qenë humbje për Ballkanin sepse dua ta imagjinoj një Serbi ndryshe. Ndoshta do e pranonte pavarësinë ndoshta do te bëhej komshi i mirë. Për atë mund të spekulojmë, për Tadiqat e radikalët tashmë e dijmë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img