6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti thotë se Kurti duhet t’i përgatis qytetarët për marrëveshjen me Serbinë

Ish-kryetari i Prishtinës, njëherësh edhe ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se po të ishte në vendin e kryeministrit Albin Kurti, do të fillonte t’i përgatiste qytetarët për marrëveshjen me Serbinë.

Sipas Ahmetit, Kurti do të detyrohet që të arrijë një kompromis me Serbinë, ku ai s’do të mund t’i fitojë të gjitha ato që dëshiron.

“Po të isha në qeveri do të nisja me i përgatitë qytetarët për çka po vjen. Nuk ka shans me i fitu krejt, ky është kompromis. Duhet ta gjejmë një mes, që s’e dëmton shtetin tonë”, ka thënë Ahmeti në T7.

Duke folur për mundësitë e Kurtit dhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, që pritet ta sjell një marrëveshje përfundimtare, Ahmeti ka thënë se Kurti duhet të jetë i gatshëm për kompromis, duke u nisur nga fakti që ai është futur në negociata.

Ahmeti ka thënë se Kosova në dialog me Serbinë duhet të zgjedh mes status-quo’s, këmbimit të territoreve dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është obligim dhe në mandatin e kësaj qeverie që ta synojë një marrëveshje me Serbinë.

Pavarësisht të gjithave, sipas Ahmetit, Kosova nuk do ta humbas SHBA-në si partnere.

“Nuk shoh pozicion ku ata thonë… hajde po ia heqim NATO-n. Mund të bëjnë telashe me gjëra të tjera”, ka deklaruar ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img