-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti thotë se është hajgare ndihma prej 2 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës për 156 biznese

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ndarjes së dy milionë eurove nga ana e Qeverisë së Kosovë për t’i ndihmuar 156 biznese në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, jo çdo ndihmë e ndihmon çdokënd dhe se sipas tij kjo është shaka.

“Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike. E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë”, shkruan Ahmeti.

Ai shton se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët.

“E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël. Vendosni edhe me shku në zgjedhje veç me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit”, shton ai.

Sot është bërë nënshkrimi i kontratave për skemat e granteve në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Nga ky program do të përfitojnë 156 biznese me rreth 500 punëtorë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img