6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti thotë se edhe pas 13 prillit, Prishtina do të vazhdojë me orë policore në orar të njëjtë

Kreu i Komunës së Prishinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Prishtina do të vazhdojë me orë policore edhe pas 13 prillit, përkundër se vendimin e tanishëm të Qeverisë Kushtetuesja e ka cilësuar antikushtetues për shkak të cenimit të lëvizjes së qytetarëve.

Ahmeti në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, tha se qytetarët s’do të kenë të drejtë të lëvizin nga ora 17:00-06:00, në kryeqytet.

“Nevojitet vendim i veçantë për çdo komunë kështu që ne do të vazhdojmë me respektimin e orës policore prej orës 17:00 edhe pas 13 prillit. Meqenëse situata po ndryshon shpejt mbledhja është thirrur për këtë ditë ndërkohë varësisht nga situata edhe dy mbledhje priten të mbahen. Kemi 26 raste në Prishtinë, kam diskutuar me ministrin Vitia dhe mund të them se i kemi shpëtuar një shpërthimi më të madh”, ka thënë Ahmeti.

Kuvendi komunal i Prishtinës pritet të aprovojë edhe pakon ekonomike emergjente me një sërë masash për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.

Ahmeti duke folur për angazhimin komunal për të luftuar parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19 tha se nesër do t’i testojnë 25 persona në kryeqytet si të dyshuar për COVID-19. Derisa bëri të ditur se 13 punëtorë shëndetësor që punojnë në QKMF të në Prishtinë janë në vetizolim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img