9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Shtyerja e zgjedhjeve nuk është diskutim politik, por shëndetësor

Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me rekomandimin e IKSHPK-së për shtyerjen e zgjedhjeve lokale.

Këtë reagim Ahmeti e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se rekomandimi për shtyerjen e zgjedhjeve nuk është diskutim politik, por shëndetësor.

Sipas tij, është në rregull që qytetarët të bëjnë debate për profesionalizmin e IKSHP-së,  por presidentja Osmani nuk e ka atë luks, dhe se opozita ka të drejtë që shpërfaq hipokrizinë e VV-së për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Anash krejt argumentet që vlejnë (Hipokrizia e VV, etj),  IKSHP (institucioni shtetëror për të vlerësuar rrezikun e shëndetit publik) thotë se është rrezik të mbahen zgjedhjet, pse ka diskutim politik për këtë çështje. Në qoftë se ka vdekje (qoftë edhe një) kush e mban përgjegjësinë? Në qoftë se IKSHP nuk dëgjohet atëherë pse po i dëgjojmë rekomandimet e tyre tjera?  Në rregull është që qytetarët me bo debate për profesionalizmin e IKSHP, por Presidentja nuk e ka atë luks edhe njëherë, opozita ka të drejtë që shpërfaq hipokrizinë e VV për zgjedhjet, por kjo nuk është diskutim politik por shëndetësor”, ka shkruar Ahmeti në reagimin e tij.

I pari i Prishtinës ka thënë se edhe po të jenë të gjithë kundër, presidentja ka për detyrë të mbrojë jetën e secilit qytetar, duke shtuar se nuk është për shtyerje të zgjedhjeve ngase edhe ai siç e quan Ahmeti është argument joshëndetësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img