Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk e ka në mendje që ta lëshoj postin e të parit të kryqytetit.
Ahmeti në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, ka pohuar se është i gatshëm për rikandidim për Prishtinën nëse sheh se plani dhe projekti i VV-së për Prishtinën rrezikohet.
“Projektin e Prishtinës nuk e rrezikojmë, kjo do të thotë që në asnjë mënyrë nuk e rrezikojmë atë që kemi bërë në Prishtinë, ideja është që nëse në qfardo mënyre rrezikohet unë jam i gatshëm të jem aty” ka thënë Ahmeti në “Republika”.