Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Serbia po vazhdon të bllokoj kamionët tregtar të Republikës së Kosovës.
Ahmeti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se hiç më larg se sot një kamion e Republikës çeke është kthyer mbrapa nga autoritetet e Serbisë, derisa p tentonte të hynte aty përmes Kosovës.
“Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtar të cilët vijnë nga Republika e Kosovës. Përveç kamionëve me origjinë nga Kosova, Serbia po bllokon edhe kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë transit. Në fotografi, e cila është realizuar sot, shihet një kamion nga Republika Çeke i cili kthehet prapa nga autoritetet e Serbisë, përderisa tenton të hyjë në territorin e tyre nëpërmjet Republikës së Kosovës”, shkruan Ahmeti.
Ai ka theksuar se një bllokim i tillë është shkelje e marrëveshjeve rajonale, ku janë të përfshira të gjitha shtetet e rajonit si të barabarta.
“Bllokimet e tilla janë shkeljet e marrëveshjeve rajonale, pjesë të të cilave jemi i gjithë rajoni si të barabartë”, shkruan Ahmeti.